• fier-2
  • fier-3
  • fier-1
  • fier-4
  • fier-5
  • fier-6

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE FIER

L."Kastrioti", Rr."Leon Rei", Fier

e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Drejtoria Arsimore Rajonale Fier është institucion shtetëror në vartësinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe mbulon me shërbimin e vet sistemin arsimor në rrethin dhe qarkun e Fierit.

Mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.66, datë 3.2.2010 “Për riorganizimin e drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore”, mbi bazën e të cilit është ngritur dhe funksionon, DAR Fier është përgjegjëse për sigurimin e cilësisë së shërbimit arsimor në qarkun e Fierit dhe kryen këto funksione kryesore:

·         Mbështet ministrinë në hartimin e politikave të zhvillimit në fushën e arsimit parauniversitar, në nivel qarku, duke marrë parasysh veçoritë demografike, të terrenit, të zhvillimit ekonomik dhe të infrastrukturës vendore.

·        Garanton zbatimin me përpikmëri të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

·         Ndjek realizimin e politikave rajonale, në përputhje dhe në zbatim të strategjisë kombëtare të zhvillimit të arsimit.

·         Harton projekte me karakter vendor ose zbaton projekte me karakter kombëtar.

·         Ndjek me përparësi arsimin profesional, duke marrë të gjitha masat për shtrirjen e tij.

·         Menaxhon dhe zhvillon burimet njerëzore për rrethin e Fierit.

·         Zbaton kurrikulën dhe zhvillon elementet rajonale të saj.

·         Organizon provimet e maturës shtetërore dhe provimet e lirimit në rrethin e Fierit.

·         Ndjek përzgjedhjen dhe shpërndarjen e tekstit shkollor në rrethin e Fierit.

·         Zhvillon e mirëmban IT-në dhe bazën statistikore në shkollat e varësisë.

·         Planifikon investimet e buxhetin e vet.

·         Siguron asistencë juridike edhe për zyrat arsimore që ka në varësi.

·         Realizon vlerësimin real të cilësisë së shërbimit të ofruar.

·         Organizon dhe realizon trajnimin dhe kualifikimin e personelit mësimdhënës të shkollave që ka në varësi.

 

Në vartësinë e DAR Fier janë dy zyrat arsimore, ZA Lushnjë dhe ZA Mallakastër, të cilat kryejnë një numër funksionesh të përcaktuara në vendimin e KM. DAR Fier kryen edhe funksionet e zyrës arsimore për rrethin e Fierit.